Sport

Befasohen kuqezinjtë, Sassuolo i jep leksione Milanit, brenda në “San Siro”…

28 Nëntor 2021, 17:51 Nga DOSJA
Befasohen kuqezinjtë, Sassuolo i jep leksione Milanit, brenda në

ITALI – Festa e Piolit për rinovimin e kontratës dhe gëzimi për fitoren në “Allianz Stadium” ndaj bardhezinjve dhe ai i fitores në Madrid ndaj Atleticos, janë fashitur në kampin kuqezi.

Edhe pse vetëm pas 21 minutash lojë, Alessio Romagnoli e kaloi Milanin në epërsi, vijimi i ndeshjes ishte i trishtë. Sassuolo arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 pas vetëm tre minutash, me golin e Gianluca Scamaccas.

Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për kuqezinjtë, kur Simon Kjaer shkaktoi një autogol në minutën e 33-të, duke i çuar shifrat në 1-2 për miqtë, rezultat ky që mbylli edhe fraksionin e parë të ndeshjes.

Në 45 minutat e dyta, Milani ishte edhe më i shpërqendruar dhe u tregua i pafuqishëm për të reaguar dhe ndryshuar rrjedhën e ndeshje.

Nga kjo përfitoi Sassuolo, e cila me anë të Domenico Berardi në minutën e 66-të shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosi fitoren 3-1 për Sassuolën. Në vijim, Milani mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Romagnoli (77’), autori i golit të vetëm për kuqezinjtë, u ndëshkua me karton të kuq.

Pas javës së 14-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli me një ndeshje më pak, ndërsa në javën e 15-të në mesjavës do të përballet me Genoa.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsyet e lamtumirës së tij nga milani festa e piolit golin e gianluca scamaccas humbjes 1-3 ndaj milanit mbrojtësi danez i milanit milani mbeti me dhjetë lojtarë për fitoren në “allianz stadium” simon kjaer shkaktoi vetëm pas 21 minutash lojë arsyet e lamtumirës së tij nga milani festa e piolit golin e gianluca scamaccas humbjes 1-3 ndaj milanit mbrojtësi danez i milanit milani mbeti me dhjetë lojtarë për fitoren në “allianz stadium” simon kjaer shkaktoi vetëm pas 21 minutash lojë

Sondazh

Poll