Sport

VIDEO/ Kukësi bën detyrën kundër Egnatias, Ibraimi ‘heroi’ i Dinamos ndaj Kastriotit

28 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA

TIRANENë stadiumin e qytetit të Laçit, skuadra e Kukësit bëri detyrën ndaj debutuesve të Egnatias, ndeshje që u mbyll me shifrat 2-0 për verilindorët, pas golave të Edi Basha dhe Milunovic.

Kuksianët në asnjë rast nuk e vunë në dyshim fitoren e ndeshjes, edhe pse në 45 minutat e para nuk pati gol. Duhej pritur minuta e 53-të, që sulmuesi E.Basa të shënonte golin e parë për verilindorët dhe të zhbllokonte rezultatin e ndeshjes.

Milunovic në të 84-tën minute do të fiksonte rezultatin 2-0 për Kukësin, i cili mori 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Verilindorët tani janë vetëm një pikë larg bardhebluve të kryeqytetit, ndërsa Egnatia mbetet me 11 pikë në vendin e 8-të.

Ndërkaq, në “Elbasan Arena” Dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me Kastriotin, një fitore vendimtare kjo për blutë e kryeqytetit që arrijnë të marrin 3 pikë pas 3 javës me rezultate negative. Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa shumë histori ku e gjithë loja është zhvilluar në mesfushë.

Edhe minutat e para të pjesës së dytë ishin e njëjta histori, për të mbërritur në minutën e 66-të teksa kapiteni i bluve Agim Ibrahimi me një goditje dënimi spektakolare, ka arritur të dërgonte topin në rrjetë, duke shënuar edhe fitoren 1-0 për Dinamon.

Ky rezultat nuk do të ndryshonte edhe në çastet e fundit, ku portiere Bakaj u vu në rolin e shpëtimtarit. Me këtë fitore blutë pozicionohet në vendin e 5-të me 13 pikë po aq sa Teuta që pozicionohet në vendin e 4-të, ndërsa Kastrioti vijon rezultatet negative duke u renditur në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me 5 pikë.

Ja dhe renditja e skuadrave pas ndeshjeve të sotme:

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin në stadiumin e qytetit të laçit një fitore vendimtare skuadra e kukësit bëri detyrën ndaj debutuesve të egnatias dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin në stadiumin e qytetit të laçit një fitore vendimtare skuadra e kukësit bëri detyrën ndaj debutuesve të egnatias

Sondazh

Poll