Sport

VIDEO/ Ditët e fundit të pritjes, impianti modern “Kukës Arena” gati të hapë dyert…

28 Nëntor 2021, 16:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Ditët e fundit të pritjes, impianti modern “Kukës

KUKES – Stadiumi “Zeqir Ymeri” i Kukësit, tashmë nuk njihet. Ai jo vetëm tani ka një ‘look’ më modern e më europian në sajë të rikonstruksionit, por së fundi ai ka ndryshuar emërtimin e tij.

Pas një votimi në unison të Këshillit Bashkiak, impianti i ri do të quhet “Kukës Arena”, ndërkohë që edhe tribunat e tij do të mbajnë nga një emër simbolik të ish-futbollistëve kuksianë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Kukësit në rrjetet zyrtare, i cili pas 3 vitesh jashtë shtëpisë të tij, po pret me padurim hapjen e dyerve të stadiumit të ri “Kukës Arena”.

“Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen: Tribuna “Zeqir Ymeri” dhe tribuna “Gramoz Palushi”

Tribunat pas porte do të quhen: Tribuna “Neim Hoxha” dhe tribuna “Sadik Zeneli”

Tribuna përballë do të quhet: Tribuna “Shkëlzen Domi”

Punimet në fushën stërvitore po ecin me ritme të shpejta dhe në kujtim të futbollistit 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një ndeshje miqësore me të rinjtë e Kukësit, ky kompleks do të quhet “Kompleksi Stërvitor Ilirjan Thaçi”, – bën me dije klubi verilindor i Kukësit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aeroporti i kukësit qytetarët ai jo vetëm tani ka një ‘look’ më modern bashkia e kukësit deklarata e kukësit do të mbajnë nga një emër simbolik impianti i ri do të quhet “kukës arena” ndeshjet e skuadrës sonë në kupat e europës safet gjici ngaterron fjalen stadiumi “zeqir ymeri” i kukësit të këshillit bashkiak aeroporti i kukësit qytetarët ai jo vetëm tani ka një ‘look’ më modern bashkia e kukësit deklarata e kukësit do të mbajnë nga një emër simbolik impianti i ri do të quhet “kukës arena” ndeshjet e skuadrës sonë në kupat e europës safet gjici ngaterron fjalen stadiumi “zeqir ymeri” i kukësit të këshillit bashkiak

Sondazh

Poll