Sport

Rangnick te United? Harry Redknapp: “Nuk kam dëgjuar budallallëk më të madh”

28 Nëntor 2021, 13:09 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester United pritet të emërojë Ralf Rangnick, si trajner të përkohshëm. Gjermani do të jetë në krye të “Djajve të Kuq” deri në fund të sezonit, përpara se të marrë rolin e konsulencës

Mirëpo Harry Redknapp e ka përshkruar vendimin e Manchester United për të emëruar Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm, deri në fund të sezonit si ‘qesharak’, duke pretenduar se në vend të tij, kjo detyrë duhej t’i jepej Michael Carrick.

“Fakti që United do të sjellë Ralf Rangnick, si një trajner të përkohshëm, përpara se të marrin njeriun që ata duan vërtet, është qesharak”,- ka shkruar Redknapp, ish-trajneri i West Ham dhe Spurs në rubrikën e tij në “The Sun”. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë gjë kaq budallallëk në jetën time, sido që ta shikoni.”

Mauricio Pochettino besohet të jetë kandidati i preferuar i United për të qenë trajneri i tyre i ardhshëm, por Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar një qasje të tillë për argjentinasin. Megjithatë, Redknapp beson se drejtuesit e “Old Trafford” duhet të ishin përpjekur ta bindnin PSG-në që të lejonte ish-trajnerin e Spurs, të bashkohej me ta edhe në mes të sezonit.

“Nëse ata e donin Mauricio Pochettino, siç besuam ne, atëherë kishte mënyra dhe mjete për ta realizuar atë tani,- shtotë ai. – Dhe nëse duhej ta prisnin atë, ata nuk duhet ta kishin shtyrë mënjanë Michael dhe të vendosnin dikë mbi të për disa muaj. Çfarë thotë kjo? Nuk kemi besim te ju?’

Në ndeshjen e tij të parë si kujdestar, Carrick mbikqyri një fitore vendimtare 2-0 kundër Villarrealit, pasi United siguroi vendin në fazat e eliminimit të Champions League dhe Redknapp këmbënguli se ish-futbollisti i kombëtares angleze e meritonte mundësinë për të provuar vlerën e tij.

“Ai (Carrick) e njeh Unitedin nga brenda, – vazhdon Redknapp. – Ai ka një mendim të shkëlqyeshëm futbollistik. Nëse u duhej të sillnin dikë përpara se të emërohej një trajner, atëherë merrni një trajner përkrah tij. Ata duhet të kishin kërkuar dikë me përvojë, por lanë Michael të drejtonte ndeshjen i vetëm ndaj Villarreal.”

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport duhet të ishin përpjekur ish-trajneri i west ham dhe spurs manchester united mauricio pochettino në krye të “djajve të kuq” deri në fund të sezonit pritet të emërojë ralf rangnick si trajner të përkohshëm duhet të ishin përpjekur ish-trajneri i west ham dhe spurs manchester united mauricio pochettino në krye të “djajve të kuq” deri në fund të sezonit pritet të emërojë ralf rangnick si trajner të përkohshëm

Sondazh

Poll