Sport

Pas largimit të Edi Martinit, Teuta gjen trajnerin e ri brenda ‘familjes’

28 Nëntor 2021, 16:03 Nga DOSJA

DURRES – Ndërsa, trajneri Edi Martini i Teutës ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 2-1 të ndaj Partizanit, klubi durrsak nuk ka humbur kohë për gjejtjen e trajnerit të ri. Lajmin e ka zyrtarizuar në faqen e tij në rrjetet sociale.

E gjetur atë brenda familjes, duke i besuar detyrën e teknikut të Teutës, një emri të shquar në futbollin durrsak, ish-kapitenit në sezonin e shkuar, ish-mbrojtësit Renato Arapi, i cili kryente funksionet e drejtorit sportiv në skuadrën durrsake.

“Klubi i Futbollit Teuta emëron në krye të pankinës blu ish kapitenin legjendar Renato Arapi. I shpallur 1 herë kampion i Superligës Shqiptare, 1 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 1 herë fitues i Superkupës me ekipin e Teutës, Arapi ka shkruar një pjesë të historisë së bluve.

Renato Arapi ka qenë së fundi në krye të Teutes në rolin e drejtorit teknik dhe gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonalë. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës ditën e hënë”- njofton klubi durrsak i Teutës në faqen e tij zyrtare në Facebook.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport duke i besuar detyrën e teknikut të teutës ish-kapitenit në sezonin e shkuar ish-mbrojtësit renato arapi klubi durrsak nuk ka humbur kohë një emri të shquar në futbollin durrsak pas humbjes 2-1 të ndaj partizanit skuadra durrsake teuta e durresit teuta fiton kupen e shqiperise trajneri edi martini i teutës duke i besuar detyrën e teknikut të teutës ish-kapitenit në sezonin e shkuar ish-mbrojtësit renato arapi klubi durrsak nuk ka humbur kohë një emri të shquar në futbollin durrsak pas humbjes 2-1 të ndaj partizanit skuadra durrsake teuta e durresit teuta fiton kupen e shqiperise trajneri edi martini i teutës

Sondazh

Poll