Sport

Asist dhe një digë në mbrotje, Gjimshiti me notën më të lartë në Juve-Atalanta

28 Nëntor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Asist dhe një digë në mbrotje, Gjimshiti me notën më

ITALI– Atalanta mori një fitore të rëndësishme përballë Juventusit me shifrat 1-0. Protagonisti i ndeshjes ishte Duvan Zapata, por në realizimin e sulmuesit kolumbian mori pjesë edhe Berat Gjimshiti që asistoi për të. Kështu, paraqitja e mbrojtësit shqiptar është vlerësuar me notën më të lartë. Ai është vlerësuar me notën 8.

Sipas tyre nota është mëse e merituar falë përparimit që bënte shpesh gjatë ndeshjes si dhe mbrojtjen shumë të lartë. Asistimi i tij për 1-0 ishte qershi mbi tortë.Pas tij u vlerësua Zapata me notën 7.5 dhe mbrojtësi tjetër i Atalantës, Merih Demiral me po të njëjtën notë.

Ndërkohë, në kampin tjetër, McKennie ishte lojtari më i mirë me notën 6. Po me të njëjtën notë ishin edhe Dybala dhe Locatelli. Lojtarët me notën më të keqe në këtë ndeshje ishin Morata, Cuadrado dhe Bonucci.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta gjimshiti juventus atalanta gjimshiti juventus

Sondazh

Poll