Aktualitet

‘Pro Shqipërisë së Madhe’/ Vuçiç-Ramës: Po të kishim përmendur Serbinë, do më varnin

28 Nëntor 2021, 16:10 Nga DOSJA
‘Pro Shqipërisë së Madhe’/

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua sot në Beograd me presidentin slloven Borut Pahor. Pas takimit, të dy dolën në një konferencë për mediat, ku Vuçiç ishte në qendër të vëmendjes nga gazetarët.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë për një bashkim të dy vendeve në të ardhmen, Vuçiç u përgjigj se zgjidhja ishte vetëm Bashkimi Europian. Sipas tij, integrimi sa më i shpejtë në BE, do të shpëtonte rajonin nga nacionaklistët.

“Deklaratat për ndryshimin e kufijve rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. E kam thënë shumë herë se kjo e thellon shqetësimin tim. Gjithçka që kemi parë vitet e fundit duhet të shqetësojë të gjithë ata që janë të interesuar për paqen. Përgjigja e vetme për rritjen e nacionalizmit është zgjerimi i BE-së. Edhe Bashkimi Evropian ka përgjegjësi t’i kushtojë shumë më tepër kohë sesa po bën. Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala,”-tha presidenti serb.

Dy ditë më parë në Elbasan, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhte, por u shpreh se nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë. Ndërkohë që shtoi se nëse një ditë do të votohej, ai do të ishte pro.

Marrë nga Alo!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic bashkimi kosove-shqiperi edi rama aleksander vucic bashkimi kosove-shqiperi edi rama

Sondazh

Poll