Aktualitet

50 grabitje në 2 muaj, banorët e Lezhës: Jemi pajisur me armë

28 Nëntor 2021, 10:17 Nga DOSJA
50 grabitje në 2 muaj, banorët e Lezhës: Jemi pajisur me

LEZHË – Banorët e Lezhës dhe Shënkollit deklaruan se janë armatosur pasi brenda 2 muajve janë grabitur 50 banesa. Ata dyshojnë se policia bashkëpunon me ta pasi asnjë autor nuk është zbuluar ende. Frika e serive të tjera të vjedhjeve i ka alarmuar ata duke u armatosur për vetëmbrojtje të banesave dhe pasurive të tyre.

Rasti më i fundit ishte grabitja e një shtëpie të dy banoreve. Ata shtojnë se grabitësit marrin çdo gjë të mundshme nga shtëpitë e tyre.

Njëri prej qytetarëve, Nikoll Pashuku,  shprehet i indinjuar me policinë duke thënë se në “Shqipëri policët rrinë me bllok në dorë”. Ndërsa një banore thotë se ata rrinë zgjuar nga ora 01:00 deri në 04:00 për të parandaluar çdo vjedhje të mundshme.

FJALËT E BANORËVE TË SHËNKOLLIT

Nikoll Pashuku: Kemi mbetur tashmë të presim radhën se kur do të vijnë të na vjedhin. Me leje e kam armën, dhe duhet ta mbajmë te koka e krevatit. E din policia sepse 20% e policive janë të nderuar kurse 80% e tyre janë mjerë Shqipëria. Kam dalë në Greqi nuk shikon polica kurse këtu shikon policë në bllok në dorë. Policia ka marrë fund. Se ka polici pushteti dhe jo shteti.

Banor i Shënkollit: Është bërë denoncimi dhe policia ka ardhur. Kanë bërë ekspertizën dhe nuk u morën më me këtë punë

Banore e Shënkollit: Të kesh frikë në shtëpinë tëndë, e di ç’do me thënë?!

Një tjetë banor i Shënkollit: Më kanë ardhur një natë dhe më vodhën makinën, gjeneratorin e dritave, motorin e barit, motosharrën, 150 litra raki, 120 kg mjaltë etj, çfarë kanë gjetur.

Një tjetë banore e Shënkollit: Nga ora 1 deri në 4 të mëngjesit zgjuar rrimë çdo natë. Unë për vetë po. Me rroba veshur fle.

Pamje nga “Faxweb”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne lezhe grabitje ne lezhe

Sondazh

Poll