Aktualitet

Krimi makabër në Gllogjan! Sot përcillen në banesën e fundit dy nxënësit

28 Nëntor 2021, 07:49 Nga DOSJA
Krimi makabër në Gllogjan! Sot përcillen në banesën e

KOSOVË– Ditën e sotme në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeçar që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla, në në Gjollan të Deçanit. Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.

“Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.Ngushëllime për familjarët.Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.

Tre janë viktimat që ndërruan jetë nga breshëria e kallashnikovit dy ditë më parë. Dy nxënës, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj ndërruan jetë si pasojë e një sulmi me armë zjarri drejt një autobusi në Gjollan të të Deçanit. Përveç viktimave, nga sulmi me armë zjarri në Deçan mbeti i plagosur edhe një nxënës i tretë, i cili iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin nga trupi. Operacioni ka përfunduar me kujdes, e i mituri është jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes së rëndë ende nuk është lokalizuar nga policia.

LAJMI KRYESOR: Policia në kërkim të vrasësit së 2 nxënësve&shoferit të autobusit, vendos shpërblim

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ledion hamzaj sulmohet autobusi me nxenes ne kosove ledion hamzaj sulmohet autobusi me nxenes ne kosove

Sondazh

Poll