Aktualitet

Lojëra fati dhe aksident, arrestohet 1 qytetar dhe procedohen 4 të tjerë në Berat

28 Nëntor 2021, 08:34 Nga DOSJA
Lojëra fati dhe aksident, arrestohet 1 qytetar dhe procedohen 4 të

BERAT – Policia e Beratit arrestoi një person dhe ndjek në gjendje të lirë 4 të tjerë. 56-vjeçari Xh.S. u ndalua pasi përplasi një automjet tjetër në aksin “Hotel Colombo-Ura e re”. Pas kontrollit, ai rezultoi se ishte i alkoolizuar.

Ndërkohë, u proceduan 44-vjeçari M.H., I.Sh., 43 vjeç, M.K. 59 vjeçe dhe 43-vjeçari F.D. Të katërt këta persona u konstatuan duke kryer aktivitetin e lojërave të fatit.


Policia e Beratit sekuestroi 2 telefona celularë.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit M.H., 44 vjeç dhe I.Sh., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit M.H, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi I.Sh.

M.K., 59 vjeçe dhe F.D., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të shtetases M.K, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.D.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

—————-

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit Xh.S., 56 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor “Hotel Colombo – Ura e re”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale, nga testi alkoolit keyer me aparatin drager rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.72 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat lojera fati aksident ne berat lojera fati

Sondazh

Poll