Aktualitet

VD-Aeroporti/ Rama: U përballa me vlonjatët, dihet se janë kampionë të padurimit

28 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
VD-Aeroporti/ Rama: U përballa me vlonjatët, dihet se janë

VLORË– Kryeministr Edi Rama u shpreh ditën e sotme nga ceremonia e hapjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, se këtë ndërtim po e presin me padurim vlonjatët. Duke vijuar më tej me këtë deklaratë, Rama tha se vlonjatët dihet se janë kampionë të padurimit.

VLO

Vlora ka historinë e saj për transportin ajror, këtu ku ndodhemi është ndëruar dhe aerodromi që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Në këto gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, me një mik të mirë, me një njeri më të shquar të sipërmarrjes sonë. Personalitet që me veprat e tij e ka cuar emrin në shumë vende të botës, çmohet prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj mikun tim, bacën Bexhet, për përshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Për të ardhur deri këtu ka qënë më e vështira, për dreq duhej bërë në Vlorë, mu desh të përballoja të gjithë padurimin e Vlonjatëve që dihet se janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar.’– u shpreh Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama nisja e punimeve ne aeroportin e vlores edi rama nisja e punimeve ne aeroportin e vlores

Sondazh

Poll