Aktualitet

Foltore në New Jersey! I shpallur ‘non grata’ Berisha ‘kalon’ oqeanin me demokratët

27 Nëntor 2021, 20:53 Nga DOSJA
Foltore në New Jersey! I shpallur ‘non grata’ Berisha

SHBA– I shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur që ta kalojë oqeanin në nismën e tij më të re, ‘Foltorja’. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mblidhen në New Jersey.

Konkretisht, bazuar në posterin e publikuar nga vetë Berisha, takimi do të mbahet në “Mariott Hotel”, më datë 5 dhjetor në orën 12:00. Ajo që nuk dihet është nëse vetë ish-kryeministri do të jetë prezent në këtë takim kur nuk i lejohet të shkelë në Amerikë, apo do të përfaqësohet nga ndonjë tjetër person.

Mbetet të presim 5 dhjetorin për të parë se ç’do të ndodhë në këtë foltore të radhës. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes foltore ne new jersey foltorja per pd salo berisha aksioni i berishes foltore ne new jersey foltorja per pd salo berisha

Sondazh

Poll