Aktualitet

U gjet në Elbasan! Nëna e dy fëmijëve: Kot doli vëllai në TV, do shkoj te i dashuri

28 Nëntor 2021, 07:33 Nga DOSJA
U gjet në Elbasan! Nëna e dy fëmijëve: Kot doli vëllai

TIRANË– Arjeta Cauli, nëna e dy fëmijëve e cila rezultonte e zhdukur në Durrës është gjetur ditën e sotme. 26-vjeçarja, u gjet në Elbasan, në banesën e një personi që sipas saj është i fejuari. Në dëshminë e saj në polici, gruaja është shprehur se vëllai i saj nuk kishte pse dilte në televizor për ta kërkuar pasi ka ikur me dëshirë nga shtëpia. Në fund, nëna e dy fëmijëve është shprehur se do të rikthehet sërish në banesën e të riut pasi e dashuron.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë. Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika. Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij”, ka thënë ajo.

LAJMI KRYESOR: U denoncua si e zhdukur!Gjendet në Elbasan nëna e dy fëmijëve,jetonte me të dashurin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aureta cauli aureta cauli

Sondazh

Poll