Aktualitet

Tjetër aksident! Pas ambulancës, polici përplaset me një mjet, dërgohet në spital

28 Nëntor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Tjetër aksident! Pas ambulancës, polici përplaset me një

KRUJË– Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë. Në Derven të Krujës një 57-vjeçar, punonjës policie, është përplasur me një mjet tjetër, drejtues i të cilit ishte një 30-vjeçar. Polici ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç. Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kruje kruje aksident ne kruje kruje

Sondazh

Poll