Aktualitet

VIDEO/ Policia përplaset me banorët e Laprakës, tenton t’i shpërndajë me dhunë

27 Nëntor 2021, 16:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia përplaset me banorët e Laprakës, tenton t’i

TIRANË– Banorët e Laprakës kanë dalë të prostestojë sërish kundër projektit të Unazës së Madhe, i cili prek dhe shtëpitë e tyre. 

Sot ata kanë bllokuar rrugën te ish-sheshi Shqiponja dhe me megafon në dorë kërkojnë që policia t’i lejojë që të protestojnë për të mbrojtur pronat e tyre. Por, efektivët kanë krijuar një kordon sigurie dhe kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me forcë.

“Ka një vit që ne nuk marrim asnjë lloj përgjigjeje, kjo e Unazës po na grabit shtëpitë. Na lini more të protestojmë, pse çfarë të bëjmë ne të godasim policin? Duhet ta dini që këta këtu nuk dalin me dëshirë, vijnë sepse u kanë bërë presion dhe u kanë dhënë urdhër, nëse këta nuk vijnë këtu, nuk hanë bukë. njësoj siç u kanë bërë ppresion prindërve tanë që punojnë mësues, që u kanë thënë se nëse dilni në protestë, do t’ju heqim nga puna. Kam vetëm një pyetje, si do t’ja bënit nëse do të ishin shtëpitë tuaja,”- thonë ndër të tjera protestuesit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kërcënon qytetari: Më prishni shtëpinë dhe ju kthehem me Kanun! E prish Kushtetutën

Qytetari-policit: Do më vrasësh? Ja ku më ke, nëse më vjedh shtëpinë, më ke vrarë

(F..m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore banoret e laprakes proteste kunder unazes se madhe banoret e laprakes proteste kunder unazes se madhe

Sondazh

Poll