Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, sekuestrohet gëzhoja, në kërkim autori

27 Nëntor 2021, 22:01 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Tiranë, sekuestrohet gëzhoja,

TIRANË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mnrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”.

Gëzhoja e gjetur është sekuestruar ndërsa personi që ka shtënë është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet të shtëna në tiranë të shtëna në tiranë

Sondazh

Poll