Aktualitet

Ambulanca përplaset me mjet në Rinas/ Humb jetën pacientja, infermieri rëndë

28 Nëntor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Ambulanca përplaset me mjet në Rinas/ Humb jetën pacientja,

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë zonës së Qafë-Kasharit. Policia informon se autoambulanca e spitalit të Krujës është përplasur me një mjet. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend pacientja 42-vjeçare Anila Bërdaku. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje në spital infermieri i ambulancës, shoqëruesja e pacientes si dhe pasagjeri i makinës tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksidentohet ambulanca ambulanca vdes pacientja ne tirane aksident ne tirane aksidentohet ambulanca ambulanca vdes pacientja ne tirane

Sondazh

Poll