Aktualitet

Braktisi fëmijët e mitur për emigrantin nga Italia! Policia procedon nënën

28 Nëntor 2021, 07:51 Nga DOSJA
Braktisi fëmijët e mitur për emigrantin nga Italia! Policia

DURRËS– Policia e Durrësit ka nisur procedimin për nënën e dy fëmijëve e cila u largua nga banesa për të bashkëjetuar me të dashurin e saj emigrant në Labinot të Elbasanit. Policia informon se e reja kishte braktisur dy fëmijët e mitur duke u larguar nga banesa me dëshirë për të bashkëjetuar me personin me inicialet A.K. Tashmë nëna e dy fëmijëve do të përballet me akuzat që janë ngritur ndaj saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26 vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR:U denoncua si e zhdukur!Gjendet në Elbasan nëna e dy fëmijëve,jetonte me të dashurin

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aureta cauli policia durres aureta cauli policia durres

Sondazh

Poll