Aktualitet

Kukës/Kapet i riu që dëmtoi me sende të forta 24-vjeçarin,i plagosuri ende në spital

27 Nëntor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Kukës/Kapet i riu që dëmtoi me sende të forta

KUKËS- Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ka dëmtuar me sende të forta një 24-vjeçar. Në prangat e Policisë së Shtetit ka përfunduar 30-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.M., i cili për motive të dobëta ka plagosur një tjetër të ri. I plagosuri mësohet se aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal Kukës, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Kukës, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Gabricë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja,”- shkruan Policia në njoftimin zyrtar të ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kukes plagosje ne kukes kukes plagosje ne kukes

Sondazh

Poll