Sport

90 minuta por nuk lë shenjë! Broja gjen kundërshtarin e gabuar, Liverpool fiton 4-0

27 Nëntor 2021, 17:23 Nga DOSJA
90 minuta por nuk lë shenjë! Broja gjen kundërshtarin e gabuar,

ANGLI-Armando Broja luan 90 minutat e para të karrierës së tij në Premier League. Sulmuesi shqiptar ndoshta zgjodhi kundërshtarin e gabuar, sepse përballe ishte Liverpool që fitoi me shifrat 4-0. Skuadra e Klopp zgjidhi gjithçka në pjesën e parë kur Diogo Jota shënoi dy herë në minutat 2′ dhe 32′, ndërsa Alcantara realizoi të tretin.

Në pjesën e dytë golin e katërt do e shënonte Virgil Van Dijk.Suksesi i sotëm ka ngjitur përkohësisht Liverpool në vend të dytë në Premier, me një pikë më pak se Chelsea kryesues që do të përballet me Manchester United. Aston Villa merr kështu fitoren e dytë nën drejtimin e Steven Gerrard. Kundër Crystal Palace ekipi i tij fitoi 2-1 duke shkuar kështu në vendin e 11-të.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja liverpool southampton broja liverpool southampton

Sondazh

Poll