Sport

Mesazh surprizë nga Pink, i kërkon ndihmë Ronaldos: portugezi përgjigjet menjëherë!

26 Nëntor 2021, 22:01 Nga DOSJA
Mesazh surprizë nga Pink, i kërkon ndihmë Ronaldos: portugezi

SHBA-Alecia Beth Moore, e njohur nga të gjithë si Pink, është protagonistja e një fushate solidariteti për Krishtlindje. Mirëpo, për të lumturuar dy fëmijë, këngëtares i është dashur të kërkojë ndihmë të veçantë dhe ai është Cristiano Ronaldo. 42-vjeçarja nga Pensilvania, duke mos e njohur personalisht 5 herë fituesin e
“Topit të Artë”, u përpoq të kontaktonte me të nëpërmjet Twitter-it.

Pink i bëri një kërkesë shumë të veçantë dhe precize sulmuesit të Manchester United. “Përshëndetje Cristiano. Këtë vit unë po sponsorizoj dy fëmijë për Krishtlindje që nuk duan asgjë më shumë se një nga fanellat tuaja. Mendoni se mund të më dërgoni dy bluza? E di që bëni gjëra të mrekullueshme por…”, ka shkruar këngëtarja.

Kampioni portugez, pa hezituar, iu përgjigj artistes duke e siguruar se do të dërgonte atë që kërkonte: “Përshëndetje Pink, jam i lumtur që mund të ndihmoj. Unë do t’u jap këtyre djemve disa bluza me autograf, nuk ka problem. Urime për gjithçka se çfarë po bën”.

 

Hey @Cristiano I’m sponsoring a couple kids this year for xmas that want nothing else besides one of your jerseys. They don’t have much- but I’m determined to make this happen. Fancy sending me a couple and changing their lives? I know you do wonderful things all the time, but…

— P!nk (@Pink) November 25, 2021

Siç dihet, kapiteni i Portugalisë nuk tërhiqet kurrë kur vjen puna për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Në fakt, nuk është hera e parë që portugezi përmbush ëndrrën e disa tifozëve.Ky shkëmbim mesazhesh përmes rrjetit të famshëm social ka gjeneruar një revolucion të vërtetë në ueb. Shumë fansa, si të Pink-ut ashtu edhe të Cristiano Ronaldos, vlerësuan gjestin e madh të solidaritetit për këta fëmijë. Disa, nga ana tjetër, kanë ndjekur kërkesën e Pink-ut, duke i kërkuar fanella me autografe sulmuesit të Manchester United. Mesazhet kanë ardhur nga e gjithë bota.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo pink cristiano ronaldo pink

Sondazh

Poll