Sport

Partizani nxjerr Martinin me “këpucë të kuqe”, Teuta zyrtarizon largimin e trajnerit

27 Nëntor 2021, 08:42 Nga DOSJA
Partizani nxjerr Martinin me “këpucë të kuqe”, Teuta

DURRËS-Edi Martini nuk do të drejtojë më Teutën. Trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit durrsak ka vendosur të japë dorëheqjen pasi kampionët u mundën dje nga Partizani në një ndeshje vërtetë të çmendur.Shkodrani konsiderohet trajneri më i sukseshëm në historinë e saj.

Në sezonin 2019-2020, durrsakët ia dolën të bënin të tyren Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale Tiranën.

Pak javë më vonë, nën drejtimin e trajnerit shkodran, erdhi edhe trofeu i dytë radhazi, Superkupa e Shqipërisë, si dhe premtimi se titulli do të ishte më afër. Premtimi u mbajt dhe në fund të një sezoni me shumë ulje-ngritje në Superiore, Teuta fitoi për herë të dytë në historinë e saj titullin kampion.

Në verë, erdhi trofeu i katërt për teknikun, Superkupa e radhës në finalen kundër Vllaznisë që la të mendohej se skuadra e Martinit do të ishte përsëri dominuese. Mësohet se kandidati më potencial për të marrë drejtimin e kampionëve është trajneri aktual i kombëtares U-19, Armando Cungu.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport edi martini partizani teuta edi martini partizani teuta

Sondazh

Poll