Sport

Tatimet ‘sulmojnë’ Juven: Agnelli dhe Nedved, nën hetim për kontabilitet të rremë…

27 Nëntor 2021, 06:28 Nga DOSJA

ITALI – Kërkime nga Zyra e Tatimeve (Guardia di Finanza) në ambientet që i përkasin Juves në Torino dhe Milano. Po shikohen dokumente në lidhje me shitjen e lojtarëve dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për vitet 2019-21. Presidenti Agnelli, zv.presidenti Nedved, ish-drejtori Paratici dhe tre drejtues të tjerë dhe ish-menaxherë bardhezinj të anës financiare janë nën hetim pasi dyshohen për kontabilitet të rremë.

Prokurori publik i Torinos ka hapur një dosje, pasi Zyra e Tatimeve kishte nisur një inspektim korrikun e kaluar dhe pas raportit, prokurori federal ka hapur një dosje. Sipas Covisoc, ishte e nevojshme të hetoheshin disa raste që lidhen me operacionet e fitimeve kapitale, veçanërisht ato që lidhen me shkëmbimin Pjanic-Arthur me Barcelonën.

Tani Juventusi është nën hetim penal. Punonjësit e njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare në Torino, të deleguar në hetime, u udhëzuan të gjenin dokumentacion dhe elementë të tjerë të dobishëm në lidhje me pasqyrat financiare të miratuara në vitet 2019-2021, si për blerjen ashtu edhe për shitjen e të drejtave për performancën sportive të lojtarëve dhe formimin e rregullt të pasqyrave financiare. Në mesin e të dyshuarve, sipas asaj që mësojmë, është edhe shefi financiar aktual i klubit Stefano Cerrato, ish-shefi financiar, Stefano Bertola dhe ish-financiari Marco Re.

Hetimi, i quajtur “Prisma”, ka nisur në maj të vitit 2021 dhe i është besuar një grupi magjistratësh nga grupi i ekonomisë, i përbërë nga zëvendësprokurorët Ciro Santoriello, Mario Bendoni dhe ndihmësprokurori Marco Gianoglio. Kërkimet janë kryer me bursë të mbyllur, për të mbrojtur tregun financiar, pasi Juventus është një kompani e listuar. Consob dhe Prokuroria Federale e ngritur pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) u njoftua për aktivitetet në vazhdim.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport hetimi i quajtur “prisma” ish-drejtori paratici kërkime nga zyra e tatimeve kishte nisur një inspektim korrikun e kaluar në ambientet që i përkasin juves në torino dhe milano policisë ekonomiko-financiare në torino presidenti agnelli prokurori publik i torinos tani edhe juventusi zv.presidenti nedved hetimi i quajtur “prisma” ish-drejtori paratici kërkime nga zyra e tatimeve kishte nisur një inspektim korrikun e kaluar në ambientet që i përkasin juves në torino dhe milano policisë ekonomiko-financiare në torino presidenti agnelli prokurori publik i torinos tani edhe juventusi zv.presidenti nedved

Sondazh

Poll