Sport

Dëmtim muskulor për Giroud, do t’i mungojë Milanit edhe ndaj Liverpoolit…

27 Nëntor 2021, 07:00 Nga DOSJA
Dëmtim muskulor për Giroud, do t’i mungojë Milanit edhe

ITALI – Kontrolli MRI, të cilit iu nënshtrua Olivier Giroud, zbuloi një dëmtim në kofshën e majtë. Ai do të rivlerësohet pas 10 ditësh, por është e vështirë të imagjinohet që sulmuesi francez do të mund të rikthehet në dispozicion të Piolit, të paktën para tre javësh.

Ai do t’i mungojë Milanit në ndeshjet e Serie A kundër Sassuolo, Genoa dhe Salernitana dhe ndeshjen e Champions League kundër Liverpool. Gjithsesi, do të tentohen ta rikuperojnë të paktën për ndeshjen e madhe ndaj Napolit, të planifikuar për më 19 dhjetor.

Megjithatë, lajmi i mirë për Piolin vjen nga seanca e fundit stërvitore. Dy lojtarë, mbrojtësi Tomori dhe portieri Maignan u stërvitën me grupin, të dy të rikuperuar për ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos. Ata janë stërvitur mirë dhe tani trajneri i kuqezinjve do të duhet të vendosë nëse do t’i vendosë ata që në minutën e parë në ndeshjen kundër emilianëve, apo jo.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport do t'i mungojë milanit do të rivlerësohet pas 10 ditësh ish-mbrojtesi i milanit ish-sulmuesi i milanit iu nënshtrua olivier giroud mbrojtësi tomori dhe portieri maignan nga seanca e fundit stërvitore zbuloi një dëmtim në kofshën e majtë do t'i mungojë milanit do të rivlerësohet pas 10 ditësh ish-mbrojtesi i milanit ish-sulmuesi i milanit iu nënshtrua olivier giroud mbrojtësi tomori dhe portieri maignan nga seanca e fundit stërvitore zbuloi një dëmtim në kofshën e majtë

Sondazh

Poll