Sport

Fituan, tifozët mbledhje urgjente me lojtarët e Partizanit, Olsi Ramës ia bëjnë…

26 Nëntor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Fituan, tifozët mbledhje urgjente me lojtarët e Partizanit, Olsi

ELBASAN-Fitorja e Partizanit ndaj Teutës ishte për infarkt. Natyrisht, tifozët që ndodheshin në Elbasan e kanë përjetuar emocionalisht këtë përballje, ndërsa në vend të festës, tifozët kërkuan një mbledhje me skuadrën.

Tifozët u bënë me dorë futbollistëve që të afroheshin te rrethimi dhe nisën një dialog jo pa tension me ta duke kërkuar me sa duket impenjim më të madh në vijim, edhe pse siguruan një fitore të rëndësishme. Atje shkoi edhe drejtori Olsi Rama, por tifozët nuk ngurruan t’i bënin me dorë atij fillimisht që të largohej nga kjo “mbledhje” e improvizuar.

Ai gjithsesi iu bashkua bisedimit dhe në fund tifozët e mbyllën me duartrokitje për ekipin këtë komunikim të çuditshëm e të pazakontë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport olsi rama partizani teuta olsi rama partizani teuta

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 12:00

Zyrtare, Pioli rinovon kontratën me Milanin

ITALI – Tashmë është zyrtare, Stefano Pioli ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2023. Trajneri italian mbërriti në selinë e Milanit në më...