Sport

Thellohet skandali i bilanceve te Juventus. Edhe transferimi i Ronaldos me probleme

27 Nëntor 2021, 16:56 Nga DOSJA
Thellohet skandali i bilanceve te Juventus. Edhe transferimi i Ronaldos me

TORINO-Juventus ndodhet në telashe. Klubi bardhezi është nën hetim nga Prokuroria Publike e Torinos, për falsifikimin e llogarive financiare gjatë tre viteve të fundit, të paktën duke iu referuar raportimeve që vinë nga mediat italiane.

Andrea Agnelli, presidenti i klubit, Pavel Nedved, zëvendëspresident dhe Fabio Paratici, ish-drejtori sportiv i bardhezinjëve i cili tashmë është pjesë e Tottenham, mund të akuzohen se kanë dhënë “informacion të rremë” dhe se kanë “lëshuar fatura për operacione që nuk ekzistojnë”.

Juventusi akuzohet se ka kryer 42 operacione në merkato për një shifër totale prej 50 milionë eurosh, shifra këto që të lënë të kuptosh se ka falsifikuar bilancet ndërsa nën hetim është edhe shkëmbimi Arthur-Pjanic mes bardhezinjëve dhe Barcelonës në verën e vitit 2020. Skandali është thelluar edhe më tepër në bilancet e Juventusit.

Edhe transferimi i Ronaldos me probleme. Nuk gjendet një dokumet dhe mendohet se klubi ka gjetur mënyra për ta paguar portugezin për të shmangur taksat dhe deklarimet. Lojtari nuk është në hetim,ndërsa klubi po.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll