Aktualitet

Berisha ‘non grata’ nga DASH, Grida Duma: Basha e përballoi mirë këtë ‘Hiroshimë’

27 Nëntor 2021, 07:05 Nga DOSJA
Berisha ‘non grata’ nga DASH, Grida Duma: Basha e përballoi

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demorkatike dhe njëkohësisht deputetja Grida Duma e ka krahasuar me bombën atomike të hedhur mbi Hiroshima dhe Nagasaki, situatën e krijuar në selinë blu dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

E ftuar në “Zonë e lirë”, Duma tha se mënyra e zgjedhur e kryedemokratit Lulzim Basha kishte përballuar në mënyrën më të mirë dhe të vetmen, për t’i dhënë zgjidhje atë që cilësoi me “Hiroshimën”.

 “Lulzim Basha në këtë moment duke zgjedhur mos t’i vendosur demokratët të zgjedhin mes Berishës dhe Amerikës është duke bërë të vetmen zgjidhje në këtë Hiroshimë që ka rënë. Nuk zgjidhej ndryshe,”- tha Duma ndër të tjera.

Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e SHBA-ve, me në krye presidentin Harry S. Truman kundër Perandorisë Japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 6 gusht, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar do të hidhte bombën atomike “Little Boy” mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e bombes atomike “Fat Man” në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti.

(f.m.k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore bombardimi ne hiroshima grida duma lulzim basha sali berisha sali berisha shpallet non-grata bombardimi ne hiroshima grida duma lulzim basha sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2021, 08:45

LSDM-ja miraton dorëheqjen e Zoran Zaevit

MAQEDONIA E VERIUT– Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, p...