Aktualitet

Tërmet gjatë natës në Bllacë! Lëkundjet ndjehen dhe në Maqedoni të Veriut (TË DHËNA)

27 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Tërmet gjatë natës në Bllacë! Lëkundjet ndjehen

DIBËR- Një tërmet është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bllacë të Dibrës. Lëkundjet janë shënuar në orën 4:43 të mëngjesit, e sipas EMSC kanë qenë të magnitudës 3.2 Rihter.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 2 kilometra në thellësi, duke bërë që të ndjehen edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lëkundjet shënohen një ditë pas tragjedisë së ndodhur me 26 nëntor, 2 vite më parë në vendin tonë, ku ndërruan jetë 51 persona.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet diber termet ne diber diber termet ne diber

Sondazh

Poll