Aktualitet

Urdhri i Farmacistëve publikon foton e Pamela Mërtirit, u vetëvra bashkë me foshnjën

27 Nëntor 2021, 08:16 Nga DOSJA

TIRANË– Urdhëri i Farmacistit ka publikuar foton e 35-vjeçares, Pamela Mërtiri, e cila dje kreu një akt të rëndë. Nga kati i pestë, dje në Vlorë, ajo u hodh bashkë me foshnjën e saj, 1 vjeç. Kolegët kanë dhënë më shumë detaje për jetën e saj profesionale, duke ngushëlluar familjen për humbjen e dyfshitë të nënë e bir. 

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar kolegë, Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinioni publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme. Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin. Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës. Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Lamtumirë kolege! Ti dhe engjëlli yt u prehshi në paqen e përjetshme!

Deri më tani për Pamela Mërtirin janë bërë me dije detaje lidhur nga jeta e saj, ku mësohet se e reja ishte në prag divorci por ditën e vetëvrasjes kishte shkuar në Vlorë tek familja e saj. Po ashtu, deri më tani gjithashtu raportohet se Mërtiri kishte shfaqur probleme nervore prej një muaji.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2021, 08:45

LSDM-ja miraton dorëheqjen e Zoran Zaevit

MAQEDONIA E VERIUT– Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, p...