Aktualitet

Mbyllet përfundimisht burgu i Zaharisë, nis transferimi i 319 të dënuarve

27 Nëntor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Mbyllet përfundimisht burgu i Zaharisë, nis transferimi i 319 të

KRUJË- Mbyllet përfundimisht burgu i Zaharisë! Që sot ka nisur operacioni për transferimin e 319 të dënuarve në qelitë e burgut të Shën Kollit në Lezhë. Operacioni për transportimin e të dënuarve, i cili po koordinohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të zgjasë 2 ditë.

Burgu i Zaharisë ndodhet afro 4 kilometra pasi kalon qytetin e Krujës. Të dënuarit e izoluarit në qelitë e godinës thuajse të rrënuar, janë të sëmurë të shëndetit mendor, para apo tetraplegjikë si dhe të moshuar mbi 65 vjeç.

Për vite me radhë godina ka shërbyer si spital psikiatrik që administrohej nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa në vitin 1999 në ambientet e kësaj ndërtese u akomoduan refugjatë të ardhur nga Kosova. Pas largimit të refugjatëve godina kaloi në administrim të Ministrisë së Drejtësisë, e cila e përshtati në burg, ndërsa në gusht të vitit 2002 në të u izoluan të dënuarit e parë.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i zaharisë kruje burgu i zaharisë kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2021, 08:45

LSDM-ja miraton dorëheqjen e Zoran Zaevit

MAQEDONIA E VERIUT– Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, p...