Politike

Aksident i qëllimshëm? Grida Duma: Nuk e prek njeri Berishën

26 Nëntor 2021, 22:07 Nga DOSJA
Aksident i qëllimshëm? Grida Duma: Nuk e prek njeri Berishën

TIRANË– Deputetja Grida Duma e ka hedhur totalisht poshtë idenë se aksidenti në të cilin u përfshi eksorta e ish-kryeministrit Sali Berisha të ishte e qëllimshme. E ftuar në “Zonë e lirë”, e pyetur nga gazetari Arian Çani nëse mund të bëhej fjalë për një paralajmërim, Duma tha se kjo është e pamundur. Deputetja shtoi më tej saqë shtoi që askush nuk mund ta ‘prekte’ Berishën, në kuptimin që t’i rrezikonte jetën. 

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: I askujt, i askujt nuk është armik Berisha. Amerikanët e nxorrën non-grata, por kaq. Pse armik e kanë ata Berishën këtu në Shqipëri? Nuk i kanë dhënë ende informacionet se përse e kanë shpallur non-grata. Nuk diskutohet që nuk do të thonë asgjë

Arian Çani: Si mendon është lajm banal ky aksidenti i Berishës?

Arian Curri: Të shkon mendja, ku s’të shkon

Grida Duma: Fare nuk më shkon mendja, asgjëkundi, harroje…

Arian Çani: Një makinë hyri kundravajtje, në PD ka pasur aksidente vazhdimisht.

Grida Duma: Këto janë konspiracione, konspiracione

Arian Çani: Mund të ishte një paralajmërim, boll se po shkon larg.

Grida Duma: Jo, jo Çani, nuk e prek njeri Berishën.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arian cani grida duma arian cani grida duma

Sondazh

Poll