Politike

VD-Berisha thirrje demokratëve: Në formularin e Bashës shkruani ‘i pabesë’

26 Nëntor 2021, 18:47 Nga DOSJA
VD-Berisha thirrje demokratëve: Në formularin e Bashës shkruani

KURBIN- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se formulari i Bashës për anti-kuvendin e datës 18, siç e quajti Berisha si të pa vlerë. Gjatë foltores që po mban në Kurbin Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të në atë formular të shkruajnë vetëm një gjë, fjalën ‘i pabesë’.


“Përsa i përket formularit të Bashës për anti-kuvendin në datë 18, të ndalemi dhe ta gjykojmë nga ana partiake këtë moment. Mblodhi kryesinë dhe tha kryesia vendosi kuvendin në datë 18. Deklaroi se kjo është statutore. Por përderisa kryesia është e paligjshme pasi 60% e saj nuk është votuar në Këshillin Kombetar, nuk është votuar sipas statutit me votë të fshehtë dhe dy kandidatura dhe është e emëruar nga Lulzim Basha dhe kjo është kryesi. Shpërndau dhe formularë dhe kam një porosi, secili që të marri atë formular të shkruaj vetëm një fjalë, i pabesë,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Berisha me demokratët në Kurbin

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll