Aktualitet

VD-Vrau 8-vjeçarin! Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit në Fier

26 Nëntor 2021, 13:29 Nga DOSJA
VD-Vrau 8-vjeçarin! Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

FIER– Shtëpia e Klodian Çalamanit, monstrës që vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin në Greçalli të Fierit, është djegur. Dhoma ku jetonte 38-vjecari është shkrumbuar bashke me orenditë. Nuk dihet se kush ia ka vënë flakën dhe arsyeja. Për këtë zjarrënie janë njoftuar policia dhe zjarrëfiksja.


Banesa e autorit të vrasjes së Mateo Vasiut ka qënë e braktisur pas arrestimit të 38-vjeçarit.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë. E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ Gjithçka e shkrumbuar, banesa e Klodian Çalamani

Djegia e shtëpisë së Çalamanit, policia: Banesa mori flakë, po hetojmë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa e calamanit klodian çalamani vritet i mituri ne fier digjet banesa e calamanit klodian çalamani vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll