Politike

Berisha thirrje demokratëve: Ejani të verifikojmë firmat në zyrën e Palokës

26 Nëntor 2021, 17:45 Nga DOSJA
Berisha thirrje demokratëve: Ejani të verifikojmë firmat në

KURBIN- Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së në Kurbin si dhe deputetëve të zonës që të marrin pjesë në foltoren e PD-së. Gjatë foltores që po mban në Kurbin, Berisha ka thënë se vendi i demokratëve është në foltore, duke shtuar se Lulzim Bashës nuk mund t’i besosh pasi është një dështak, humbës si dhe mashtrues, siç Berisha e konsideroi. Ai gjhithashtu u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të shkojnë në verifikojnë firmat e mbledhura nga delegatët në zyrën e Edi Palokës.

“Kurrë ndonjëherë një lëvizje nuk ka fituar mbështetje sa ka fituar Foltorja juaj. Sot sytë e shqiptarëve janë te Foltorja. Mendja e tyre eshtë te Foltorja. Sot diaspora dhe emigracioni shqiptar sheh Foltoren si dritë shpëtimi. Sot këtu para jush, njerëzisht dua ti ftoj të gjithë demorkatët të cilët për një arsye apo një tjetër nuk kanë vendosur akoma, nuk janë shkëputur akoma nga peng-kryetari. Në emër tuaj dua t’iu them, dita e flamurit po vjen. Mos harroni se besëpreri s’ka flamur, s’ka nder, s’ka dinjitet. Ne kodet tona është më i keqi. Nuk i jepet besë të pabesit, ndaj mos harroni këtë mësim. Së dyti, ju dua që të gjithëve një nga një të jeni me ne. Sepse nuk mund të ndiqni verbërisht një dështak, një humbës, një mashtrues. Ftoj kryetarin tuaj, Beharin, je demokrat i vjetër, nuk mund të jesh kurrë në asnjë vend tjetër veccse në këtë sallë. Nëse kjo sallë dhe ata që e mbështesin janë burra dhe gra të lirisë, nuk janë peng të askujt. Ftoj Beharin të vijë në Tiranë, të verifikojë një nga një firmat tuaja. Nuk mund të shkëputet nga anëtarësia. Ftoj deputetët tuaj dhe ju të merrni dhe t’i thoni urdhëroni shkojmë bashkë në zyrën e Edi Palokës. Firmat tuaja në zyrat e të pabesit nuk mund të përfundonin kurrë. Më 11 dhjetor do të ndërojmë momnumentin më madhështor të pluralizmit pas vitit 90. Ju jeni njerëz të lirë. Bashkohuni me njerëz të lirë të Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Berisha me demokratët në Kurbin

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll