Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë, makina përplas të moshuarin, 72-vjeçari përfundon në spital

26 Nëntor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Aksident në Fushë Krujë, makina përplas të moshuarin,

FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Fushë Krujë. Mësohet se një makinë me drejtues personin me iniciale G.B ka përplasur të moshuarin 72 vjeç. Nga aksidenti i moshuari me iniciale M.M ka mbetur i lënduar dhe është dërguar spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/ Informacion paraprak Më datë 26.11.2021, në Fushë Krujë, mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur shtetasin këmbësor, M. M. 72 vjeç., banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja,al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne fushe kruje lendohet 72-vjeçari aksident aksident ne fushe kruje lendohet 72-vjeçari

Sondazh

Poll