Aktualitet

VD-Ndërruan bravat, demokratët shkojnë të ‘çlirojnë’ zyrat, Baçi: S’duam përplasje

26 Nëntor 2021, 14:59 Nga DOSJA
VD-Ndërruan bravat, demokratët shkojnë të

FIER– Anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Fier kanë shkuar sot në seli për të hapur dyert, bravat e të cilave u ndërruar një ditë më parë. I pranishëm në Fier ishte edhe ish-kryetari i degës, Luan Baçi, i cili tha se nuk e njeh të komanduarin Agron Kapllanaj që e zëvendësoi në detyrë.

Baçi u shpreh se ndodhej aty për të shmangur çdo përplasje të mundshme, pasi sipas tij Partia Demokratike është atje ku ndodhen njerëzit dhe jo vulat e zyrat. Sipas Baçit, ndërrimi I bravës së derës në atë loj mënyre është diçka e turpshme. Ai tha më tej se do të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe sekretari organizatic erdhën të kryenin disa vperime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet. PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të madhe delegatësh, është dëshira e vetë delegatëve e të gjithë anëtarëve që të jenë pjesë. Ju e keni parë vetë, foltorja që u bë e dyta ishte Fieri pas Tiranës dhe e patë se çfarë pjesëmarrjeje kishte. Bashkërisht do t’ia dalim mbanë pasi unë nuk jam për ndarjen e PD-së. Kundërshtari ynë është Edi Rama. Mund t’i merrni edhe zotërinjtë në pyetje. Unë nuk e njoh fare atë komendimin që ka bërë Basha, nuk e njoh. Zyrat i ka uzurpuar një ekip që erdhi nga Tirana, u futën me kaçavida e ndërruan bravat. I gjithë problemi i degës së Fierit është me qendrën. PD janë anëtarët, nuk janë as zyra dhe as vula. Mund ta merrni dhe ju vulën dhe të thoni që jeni PD-ja, por nuk jeni, ju jeni gazetarë,”- tha Baçi ndër të tjera. 

Nga ana tjetër, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për ndryshimin e bravës së derës në zyrën e degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Hetimet nisën pasi sekretari i PD në degën e Fierit, Emiliano Mone ka kallëzuar në prokurori se selisë së PD në Fier i janë ndryshuar bravat e derës. Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit Agron Kapllanaj është shprehur se nuk ka dijeni për ndërrimin e bravave të kësaj selie.

Ai shton se këtë degë e ka marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendrorë të cilët kanë ardhur me procesverbal i kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore agron kapllanaj brav luan baci agron kapllanaj brav luan baci

Sondazh

Poll