Aktualitet

Vajza e aktorit Xhevdet Ferri bën postimin prekës: Ditëlindja jote e 61-të sot babo

26 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Vajza e aktorit Xhevdet Ferri bën postimin prekës: Ditëlindja

TIRANË – Aktori i njohur durrsak Xhevdet Feri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare më 16 janar të 2020-ës, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

E bija, Bora, e kujton në ditën që do të shënonte ditëlindjen e tij të 61 duke i dedikuar një postim me fjalë prekëse. Ajo shrkuan se i ati nuk preferonte shumë t’i festonte ditëlindjet por pranonte për hatrin e tyre. Bora shkruan se i mungon zëri i të atit dhe mungesa e tij ndihet shumë.

“Ditëlindja jote e 61-të sot babo. Whatever është kuptimi i asaj tani që s’je më. Jo se i kishte ndonjë qejf kush e di, por delikatesave tona për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishte ndryshuar mendim tani që do të ndihmonte Marlow t’i fryje qirinjve. We miss you dhe duke gërmuar nëpër video i realized sa shumë më ka marrë malli për zërin tënd “që dilte nga kraharori”, shkruan vajza e aktorit.

Ai njihet nga publiku për rolet e tij në filmat “Përrallë nga e kaluara”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, etj.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kulture dedikime per xhevdet ferrin vajza e xhevdet ferrit vdes xhevdet ferri xhevdet feri dedikime per xhevdet ferrin vajza e xhevdet ferrit vdes xhevdet ferri xhevdet feri

Sondazh

Poll