Aktualitet

I maskuar si pastrues/ Dalin pamjet si u vra ‘mbreti’ i kokainës, Flamur Beqiri

26 Nëntor 2021, 15:01 Nga DOSJA
I maskuar si pastrues/ Dalin pamjet si u vra ‘mbreti’ i

BRITANI- Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 24-vjeçarin Anis Hemissi, i cili qëndroi i maskuar për më shumë se 4 orë jashtë shtëpisë së Flamur Beqirit në Londër.

Hemissi shihet i veshur si pastrues rruge, me syze dielli dhe rroba pune ndërsa mbante një kosh mbeturinash dhe një qese koshi të zezë.

Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e tij në shtëpinë e tyre 1.8 milion paundeshë në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës. Atë mëmgjes një person i doli para dhe e qëlloi për vdekje, me katër plumba në trup dhe një në kokë.

Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar si shkak i një grindjeje të ashpër mes bandave rivale kriminale suedeze.

Flamur Beqiri njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës.

Burimi: Dailymail

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet bota anis hemissi flamur beqiri vrasja e flamur beqirit anis hemissi flamur beqiri vrasja e flamur beqirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 12:38

Çështja ndaj Saimir Tahirit, caktohen gjyqtarët

TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...