Aktualitet

VD-Vlorë/Tronditëse! Gruaja hidhet bashkë me fëmijën nga pallati, ndërrojnë jetë

26 Nëntor 2021, 11:42 Nga DOSJA
VD-Vlorë/Tronditëse! Gruaja hidhet bashkë me fëmijën

VLORË -Pamela Mërtiri, vetëm 34-vjeçe u hodh mesditën e sotme së bashku me djalin 1-vjeçar nga pallati në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Nënë e bir humbën jetën në spital pasi u hodhën nga kati i pestë, duke lënë të shokuar banorët e zonës të cilët dëgjuan zhurmat. 

Rreth orës 12:45, Pamela Martiri shkoi në një sheshpushimin e një pallati, nga ku u hodh me fëmijën në krah. Fqinjët zbulojnë se gruaja 34-vjeçe jetonte prej kohësh në qytetin e Vlorës pranë prindërve të saj. Ajo jetonte me prindërit dhe ka shkuar në një pallat tjetër në lagjen ‘Pavarësia’ për të kryer aktin ekstrem.

Gruaja ka pasur probleme me bashkëshortin dhe kjo është arsyeja që jetonte në Vlorë. Banorët thonë se kishte shenja jete deri në momentet e para të ardhjes së policisë dhe ambulancës. Një nga fqinjët aty pranë, i cili po parkonte makinën, shkoi pranë tyre dhe mori fëmijën për ta çuar me urgjencë në spital. Nëna ka reaguar teksa po i merrnin fëmijët nga krahët, por pak çaste më vonë ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen saktë se cilat janë arsyet që bënë që nëna e re të vetëvritej së bashku me foshnjën e saj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Ishte farmaciste”, banorja në Vlorë: Pamela Mërtiri ishte divorcuar

“Pamela kishte kriza nervore”, banorja në Vlorë: E mora me mend se çfarë do bënte

 

Vdekja e gruas me djalin e saj të vogël në Vlorë, del njoftimi zyrtar i policisë

U vetëvra bashkë me fëmijën në Vlorë, zbulohet emri i gruas

U hodh nga kati i pestë bashkë me fëmijën! Dëshmitarët: Gruaja s’banonte këtu

(a.b.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 12:38

Çështja ndaj Saimir Tahirit, caktohen gjyqtarët

TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...