Aktualitet

“Ishte farmaciste”, banorja në Vlorë: Pamela Mërtiri ishte divorcuar

26 Nëntor 2021, 14:10 Nga DOSJA
“Ishte farmaciste”, banorja në Vlorë: Pamela Mërtiri

VLORË – Një tjetër banore e lagjes “Pavarësia” në Vlorë foli për viktimën Pamela Mërtiri. Ajo tregon se nuk e di se çfarë problemesh kishte 34-vjeçarja.

Më tej, ajo shton se njihte prindërit e Pamelës, ndërsa shton se e ndjera ishte me profesion farmaciste. Gjithashtu konfirmoi se e reja ishte divorcuar nga bashkëshorti.

“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” tregon qytetarja.

Pamela Mërtiri u hodh nga kati i pestë i një pallati përballë pallatit ku jetonin prindërit e saj bashkë me djalin 1-vjeçar. Një tjetër banore e zonës tregoi se Pamela Mërtiri kishte shfaqur probleme nervore prej një muaji.

Arsyet e kësaj vetëvrasjeje mbeten akoma të panjohura.

LAJMI KRYESOR: Vlorë/Tronditëse! Gruaja hidhet bashkë me fëmijën nga pallati, ndërrojnë jetë

(d.v/dosja.al)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 12:38

Çështja ndaj Saimir Tahirit, caktohen gjyqtarët

TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...