Aktualitet

Publikoi videon duke bërë ‘drift’, gjobitet i riu në Kolonjë

26 Nëntor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Publikoi videon duke bërë ‘drift’, gjobitet i riu në

KOLONJË– Një 22 vjeçar është gjobitur dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës, pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet i riu teksa kryen manovra të rrezikshme në rrugë me shpejtësi marramendëse. I riu me inicialet K.P, 22-vjeç u shoqërua në komisariat e më pas u gjobit.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, procedohet administrativisht nga Policia.Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që drejtonte mjetin mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kryente manovra të rrezikshme duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, në qendër të banuar, në qytetin e Ersekës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë të mundur identifikimin e tij, shoqërimin në Komisariat dhe bllokimin e automjetit.Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. P., 22 vjeç, me masën administrativë 20.000 lekë, në bazë të nenit 139 “Shpejtësia”, të Kodit Rrugor.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drift me makine gjobitet i riu kolonje drift me makine gjobitet i riu kolonje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 12:38

Çështja ndaj Saimir Tahirit, caktohen gjyqtarët

TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...