Aktualitet

I dënuar me burg për falsifikim dokumentesh, KPA-ja mbyll hetimin për Luan Dacin

26 Nëntor 2021, 14:52 Nga DOSJA
I dënuar me burg për falsifikim dokumentesh, KPA-ja mbyll hetimin

TIRANË – Kolegji i Posaçëm të Apelimit mbylli hetimin disiplinor për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të këtij institucioni. Vendimi vjen një muaj pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për rishikim të dënimit me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh, e konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Ai nuk kishte deklaruar se në vitin 1997 ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit për paaftësi profesionale ng Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky vendim ishte firmosur nga presidenti i kohës Rexhep Mejdani. Në 2017, Luan Daci deklaroi se nuk ishte shkarkuar në 1997, por kishte dhënë dorëheqje.

Procedura për shkarkimin e tij nisi nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, por në muajin korrik gjyqtari i çështjes Ardian Hajdari vendosi për pezullimin e Luan Dacit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë kpa luan daci gjykata e lartë kpa luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 12:38

Çështja ndaj Saimir Tahirit, caktohen gjyqtarët

TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...