Politike

VD-‘Ballkani i Hapur’/Rama:Debat me Albinin, më mirë që jemi shqiponjë me dy koka…

26 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA
VD-‘Ballkani i Hapur’/Rama:Debat me Albinin, më mirë

TIRANË– Pas mbledhjes ndërqeveritare, në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama dhe homologu nga Kosova, Albin Kurti u pyetën për Ballkanin e Hapur, për të cilin SHBA ka bërë të qartë se nuk bëhet pa të gjitha shtetet.

Rama u shpreh se opinionet e ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes dy shteteve. Ai përmendi shqiponjën duke thënë se është me dy koka dhe kur të bëhemi “me një kokë”, ekziston rreziku që të kafshojmë veten më shumë se sot.


PYETJE: Cili është qëndrimi i Shqipërisë për Ballkanin e Hapur?

Rama: Mendimi i Shqipërisë, e ai i imi lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret dhe as i panjohur. E kam shprehur që në krye të herës. Nuk ka asnjë dilemë. Sa i përket Ballkanit të Hapur kemi dy qasje, qëndrime dhe opinione të ndryshme. Duhet që edhe ju edhe ne mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërart. Kështu që mendoj që këto opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni që t’i referohem Shqiponjës me dy koka, trupi qëndron drejt. Shqiponja është e informuar në 360 gradë mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikon që të kapet në befasi, i kontrollon me sy të dyja anët. është vlerë e shtuar që jemi një shqiponjë me dy koka. Kur te jemi me një kokë, rreziku është të kafojmë veten sesa sot kur nuk kemi këtë luks dhe këtë qëllim. Jam optimist për këndvështrimin strategjik për Ballkanin e Hapur. është debat i hapur për mua dhe Albinin. Nuk rrimë dot pa menduar dhe e kemi problem po të mendojmë njësoj për të gjitha gjërat.

Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

(a.b)dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll