Politike

VD-‘Krijimi i sekretariatit hap i..,’/ Rama: Albin, doja të të prisja me diell

26 Nëntor 2021, 11:14 Nga DOSJA
VD-‘Krijimi i sekretariatit hap i..,’/ Rama: Albin, doja të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sërish i bëri të ditur homologut të tij, Kurtit se do donte që ta priste në një ditë me diell. Nga mbledhja e përbashkët me Kurtin, Rama u shpreh se krijimi i sekretariatit, manualit të ri në doganën e Durrësit, krijimi i regjimit të ri për të hequr kontrollet e dyfishta janë disa nga marrëveshjet që u nënshkruan ditën e sotme.


Të dyja ministritë kanë dakordësuar për ngritjen e ekipit të përbashkët të punë dhe po ashtu dua të nënvizoj marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor. Kërkesë legjitime e kahershme. Më tutje nënvizoj se elimimini i të gjitha procedurave është objektivi ynë. Në rastin konkret, krijimi i një manualit të ri në doganën e Durrësit është kyçi për atë që thashë. E treta dua të nënvizoj se është lajm i mirë, që në ditë të rëndësishme, në fundjava, më në fund është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri për të hequr kontrollet e dyfishta. Do monitorohen pikat kufitare me kamera. Disa marrëveshje janë zbatuar plotësisht. Krijimi i sekretariatit për koordinimin për të gjitha marrëveshjet, raporton dhe orientohet nga zyrat e dy kryeministrave, por është në dispozicion edhe të ministrave. Është hap ku ne së bashku sjellim përshpejtimin e hapave të tjerë. Do kishim dashur të të prisja me diell Albin, por mbase ky shi është ogur i ri për bereqet.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja Kosovë-Shqipëri! Rama: Abetare e unifikuar. Kurti: Të punojmë si patriotë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll