Politike

Takimi i qeverive! Berisha: Përballë Kosovës u ul ‘Zografi bis’, lojë e rrezikshme

26 Nëntor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Takimi i qeverive! Berisha: Përballë Kosovës u ul ‘Zografi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë në Elbasan. Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Berisha thotë se para Kosovës u ul qeveria e Zografi bis’. Berisha thotë se dënon ashpër lojën e rrezikshme që po bën Vuçiç dhe Rama për veriun e Kosovës.

REAGIMI I BERISHËS:

Dy fjale per mbledhjen e dy qeverive! Miq, Mbledhja e sotme ne Elbasan e qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves duhet te shenonte nje ngjarje te rendesishme bashkepunimi midis dy vendeve.Ne te vertet ky takim thellon edhe me shume hendekun dhe perçarjen midis dy qeverive te te njejtit komb.
Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilateraleBeograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase.Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe lojen e rrezikshme te Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit per veriun e Kosoves dhe vasalve te tij, Zografi Bis dhe Zaev qe po bejne me rajonin tone duke nxitur me nismen e tyre nacionalizmat e semura dhe konfliktualitetin ne rajon. sb

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha takimi i qeverive shqiperi-kosove sali berisha takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll