Politike

VD-Kurti për Serbinë: S’kemi pse përmendin fqinjin verior të Kosovës

26 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
VD-Kurti për Serbinë: S’kemi pse përmendin fqinjin verior

ELBASAN– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Kosova dhe Shqipëria po përparojnë me shpejtësi për njëra tjetrën. Ai u pyet për qëndrimin e Serbisë por nuk u ndal në këtë pike, duke theksuar se nuk është nevoja që sa herë të takohen dy palët, të përmendet fqinji verior i Kosovës.

Eshtë e mundur që të diskutojmë dhe të dakordësojmë pa përmendur dhe përmendur fqinjin verior të Kosovës. Duhet të kemi vlerësim edhe për këtë aspekt. Kemi synim rajonin dhe BE. Nuk ka nevojë që ta mendojmë dhe përmendim fqinjin verior. Ajo që bëmë ne sot është liberalizimi i kufirit për qytetarët. Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë por relativizohet për qytetarët, por e shtojmë edhe bashkëpunimin mes zyrtarëve dhe institucioneve. është përgjegjësi dhe detyrë e jona. Bashkëpunimi ynë do t’i zvogëlojë deficitin e punëve që kryejmë bashkë. Kosova dhe Shqipëria po hapen ndaj njëra -tjertrës, gjithçka tjetër është e dorës së dytë.

LAJMI KRYESOR:Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albin kurti takimi i qeverive shqiperi-kosove albin kurti takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll