Politike

VD-Kurti: Marrëveshjet t’i përkthejmë në projekte konkrete

26 Nëntor 2021, 11:23 Nga DOSJA
VD-Kurti: Marrëveshjet t’i përkthejmë në projekte

ELBASAN– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se marrëveshjet që po nënshkruhen me Shqipërinë janë në horizont drejt integrimit në BE. Kurti tha nga Elbasani se këto marrëveshje do të përkthehen në projekte konkrete.


“Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet shumë diell dhe shumë shi për frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anën e kufirit. jam i nderuar me mbledhjen e 7 të përbashkët mes dy qeverive tona. Do rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Marrëveshja do të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre dhe janë me rëndësi ekonomike e kulturore dhe historike. Marrëveshjet janë në horizontin tonë të integrimit në BE që është fati ynë. Marrëveshja ti përkthejmë në projekte konkrete ku do të diskutohen dhe me biznesin Shqipëri-Kosovë. Të shtojmë tregjet dhe kapacitete tona në tregti dhe shkëmbimet tregtare“, tha Kurti.

LAJMI KRYESOR: Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albin kurti takimi i qeverive shqiperi-kosove albin kurti takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll