Politike

Tregu i përbashkët, Rama:Marrëdhëniet me Kosovën shkojnë përtej,proces me shumë akte

26 Nëntor 2021, 11:51 Nga DOSJA
Tregu i përbashkët, Rama:Marrëdhëniet me Kosovën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme nga Elbasani se marëdhëniet me Kosovën shkojnë nëpërmjet një tregu të përbashkët, e se kjo është histori e pashmangshme. Gjatë konferencës së përbashkët me qeverinë e Kosovës, Rama tha se tregu i përbashkët është një proces me shumë akte.

‘Është proces me shumë akte. Edhe në këto marrëveshje është një tjetër akt rreth njësimit të tregut. Korniza finale e tregut të përbashkët është që të jetë një lëvizje e pandërprerë. Pavarësisht se kalon nga një shtet në tjetrin, ti nuk sheh ndryshim. Dokumentat e nisjes janë të mjaftueshme që t’i të mbërrish në operacionet që kanë të bëjnë lidhur me personin. Ishim në absurd total. është një mori aktesh që shkojnë në funksion të një hapësire të përbashkët dhe të integruar. Me Kosovën është një hapësirë që shkon nëpërmjet tregut të përbashkët, por është histori e pashmangshme.’– tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

(a.b)/dosja,.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll