Aktualitet

Ismail Kadare vlerësohet për punën dhe rolin e tij nga Asambleja e Frankofonisë

26 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Ismail Kadare vlerësohet për punën dhe rolin e tij nga Asambleja

TIRANË- Në mbledhjen e së premtes të Asamblesë së Përgjithshme të Frankofonisë për Europën, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar për punën e tij.

Në një postim të bërë nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Kadare është akorduar me dekoratën “Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave” në mbledhjen e organizuar së fundmi.

“KADARE ,“Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave” Ansambleja e Përgjithshme e Frankofonisë, për Europën, e mbledhur sot në Tiranë në sesionin e saj të 33-të, i ka akorduar akademikut dhe shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e lartë: “Grand Chevalier de l’Ordre de la Pléiade de la Francophonie et du dialogue des cultures” (“Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”). Deklarata e lartë iu dorëzua zonjës Helena Kadare.“- shkruhej në postim.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kulture asambleja e frankofonisë ismail kadare asambleja e frankofonisë ismail kadare

Sondazh

Poll