Aktualitet

VD-Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë, marrëzi të jemi…

26 Nëntor 2021, 09:36 Nga DOSJA
VD-Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si

ELBASAN – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri thirrje që udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës “të flasin si diplomatë dhe të punojnë si patriotë” në lidhje me realizimin e aspiratës së integrimit në BE të të dyja vendeve dhe rritjes së mirëqenies ekonomike. Më, tej ai shtoi se të dyja vendet duhet të avancojnë në zbatimin e marrëveshjeve të firmosura të bashkëpunimit.


Gjithashtu, Kurti nënvizoi dhe rëndësinë strategjike të ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës.

ALBIN KURTI: Unë vitin e kaluar isha kryeministër 4 muaj, këtë vit janë bërë 8 muaj, kështu që kam përparuar. Sa herë që vij në Shqipëri besoj dhe për shumë qyttaë të Kosovës, kam një ndjesi të veçantë që nuk e shpjegoj dot. Këngëtari Nikollë Nikprelaj thotë se jemi si lisi me dy degë. Pavarësisht me dy dialakte që kemi, njehsohemi nëpërmjet veprimeve. Ajo që Kosova e kaloi shekulin e fundit, ka njëlloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë e shkaktuar nga trauma e ndërrimit të simboleve që është pasuar me tronditje kolektive. Pësuam një zëvendësim që nuk lejua të pyetej dhe të debatohej. Kjo është temë e dhimbshme se nuk është politikisht korrekte të diskusosh për të. Të thuash se jemi komb i lumtur e të ndarë, është marrëzi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, të thonë nacionalist. Kur flet për integrim në BE, thonë se je diplomat. Këta të fundit janë më të suksesshëm. Të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë.  Sa më mrië horizonti i marrëdhënieve tona, aq më mirë integrimi në BE. Integrimi është strategjik dhe qëllimor. Progresi në numër i marrëveshje të pasohet me cilësi në zbatimin e tyre, janë më rëndësi sa ekonomike dhe historike. Patriotizëm sot është të luftosh krimin, korrupsionin, krimim e organizaur, të mbrosh median, fjalën e lirë, të ndërtosh sistemin gjyqësor, në mënyrë për të bërë qytetarët më krenarë. Bashëkpunimin me njëri-tjetrin e kemi detyrë si dhe mbrojtjen ndaj kujtdo. Sa më të njehsuar që jemi në qëndrimin tonë, aq më të fuqishëm do të bëhemi. Jemi dy shtete të shpërqëndruara. Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet te shtetit tjetër. Çdo veprimtari mund të përcillet në vendin tjetër.

Qytetarëve duhet t’ju zgjerojmë mundësinë të bëjnë biznes. Duhet të vrapojmë në shpejtësi dhe cilësi. Mund të prodhojmë më mirë dhe të fitojmë më shumë. Nuk ka përhumbje më të madhe se shpërndarje në linja të paqëndrueshme veprimi. Ne kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është ekologji e tokës në det. Lidhja hekurudhore është me rëndësi ekonomike dhe gjeopolitke pasi rrit shqiptarët dhe forcon rajonin. Me fqinjët kemi të kaluar të përbashkët, por do të ndajmë dhe të ardhmen. Do të lehtëojmë proçedurën e marrjes së lejeqëndrimit.

Fishta thotë se kemi Bajram e Pashkë, por kemi shqiptarinë bashkë. Po rrisim bashkëpunim në fushën e drejtësisë. Po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja Kosovë-Shqipëri! Rama: Abetare e unifikuar. Kurti: Të punojmë si patriotë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albin kurti dhe edi rama integrimi ne be kosova mbledhje e perbashket shqiperi kosove albin kurti dhe edi rama integrimi ne be kosova mbledhje e perbashket shqiperi kosove

Sondazh

Poll